EU & WBs / Albania Energy Market Updates

EU & WBs / Albania Energy Market Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus in Albania energy market and its integration on 8th Regional Area & EU IEM. The ACERC mission aim to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and the effective integration as well as the efficient use of energy resources.

ACERC main activities profiles briefly consists in the release reports, articles and periodicals. In cooperation also with collaborates the offering of the activities that support capacity building of market actors, such as national and regional seminars, trainings and conferences. Initiatives completed by advocating in the energy sector promoting a forum called in Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

OSHEE Purchasing of 5.5 mln euro Electricity for the October 2016, Dr Lorenc Gordani, 30 September 2016 (text in Albanian)

AEM Updates 2016Posted by Adv. Lorenc Gordani, PhD Fri, September 30, 2016 15:17:04

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se ka finalizuar garën për blerjen e energjisë për muajin tetor, ku u blenë 133,920 MWh ose 180 MWh ne profilin bande të cilat kushtuan më shumë se 5.5 milionë euro.

Te katër kompanitë që janë përzgjedhur për të negociuar sasitë shihet se te pjesëmarrësit e mëdhenj në garë EFT, GSA dhe NOA, që ofruan 98% të energjisë që kërkoi OSHEE, ofruan çmime të njëjtë me 41.6 euro për MW.

Ky është tenderi i dytë që OSHEE shuan gati plotësisht hendekun e çmimeve me bursën e Hungarisë e cila merret si referencë. Çmimet në fashat bazë në Bursën e Hungarisë janë aktualisht mbi 39 euro për MW.

Siç shihet nga të dhënat e garës, pjesëmarrëse në tender është edhe shoqëria ‘Devoll Hydropower’, e cila pak ditë më parë ka zyrtarizuar prodhimin në HEC-in e Banjës.

OSHEE sqaron se shoqërisë ‘Devoll Hydropower’ nuk iu pranua sasia prej 15 MW në profilin band për shkak të plotësimit të sasisë së kërkuar.

Kompania publike e shpërndarjes së energjisë, OSHEE, pritet që shumë shpejt të çlirohet nga detyrimi për të furnizuar konsumatorët e mëdhenj me energji elektrike. Pasi deri në fillim të vitit që vjen duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë mbi 6200 biznese konsumatorë nga rrjeti 35 dhe 20 kilovolt i energjisë.

Operatori i Shpërndarjes shpenzoi për importet e energjisë 88 milionë euro gjatë 2015.

Vlera mujore e importit ishte 7 milionë euro. Shpenzimet më të larta për importe u shënuan në muajt janar dhe shkurt, përkatësisht me 11.6 dhe 10.1 milionë euro, ndërsa vlerat më të ulëta në muajt maj dhe qershor respektivisht, me 3.8 dhe 4.7 milionë euro.

Modeli aktual i tregut të energjisë e detyron OSHEE të importojë nga jashtë energji për të mbuluar humbjet e energjisë në rrjet. Por duke qenë se niveli i tyre është reduktuar ndjeshëm, kjo ka sjellë edhe uljen e shpenzimeve të OSHEE për import.



  • Comments(0)//updates.albaniaenergy.org/#post378