EU & WBs / Albania Energy Market Updates

EU & WBs / Albania Energy Market Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus in Albania energy market and its integration on 8th Regional Area & EU IEM. The ACERC mission aim to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and the effective integration as well as the efficient use of energy resources.

ACERC main activities profiles briefly consists in the release reports, articles and periodicals. In cooperation also with collaborates the offering of the activities that support capacity building of market actors, such as national and regional seminars, trainings and conferences. Initiatives completed by advocating in the energy sector promoting a forum called in Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Albania Report October 2015: Ministry of Energy and Industry, Gerion Treska, November 13, 2015 (text in Albanian)

AEM Updates 2015Posted by Adv. Lorenc Gordani, PhD Sat, November 21, 2015 15:12:58

Raport Tetor 2015: Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Gerion Treska, Nentor 13, 2015

1- Eficienca e energjisë dhe milionat e zhdukura

Gjatë fundit të muajit Shtator dhe fillimit të muajit Tetor është diskutuar mjaft seriozisht Projektligji i ri për “Eficiencës e energjisë” si një nga veprimet serioze në vazhdën e reformës në sektorin energjetik dhe po ashtu nevojës për t’i shtuar këtij sektori një dimension tjetër. Specifikisht Ministri Gjiknuri e prezantoi këtë Projektligj në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese gjatë javës së parë të muajit Tetor duke deklaruar se eficienca e energjisë është një prioritet i rëndësishëm si politik ashtu edhe ekonomik, duke e konsideruar këtë të fundit si një burim alternativ energjie akoma i pashfrytëzuar mirë.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet:

Krijimi i kuadrit ligjor për hartimin dhe zbatimin e një politike kombëtare për nxitjen, promovimin dhe përmirësimin e përdorimit efecient të energjisë, me synim kursimin e saj.

Trajtimin qartësisht të politikave të eficiencës së energjisë

Zbatim në shoqëritë e prodhimit dhe të transformimit të energjisë, shoqëritë e shpërndarjes së energjisë, shoqëritë e shitjes me pakicë të energjisë, konsumatorët fundorë, siguruesit e masave të përmirësimit të eficiencës së energjisë.

Caktimin e një institucioni përgjegjës për eficiencës e energjisë që nënkupton çdo lloj organi shtetëror ekzistues ose i ri, në varësi të ministrisë përgjegjëse për energjinë.

Përcaktimin qartë të detyrave dhe përgjegjësive që duhet të ketë kjo agjenci përgjegjëse për eficiencës e energjisë.

Krijimin e fondit të eficiencës së energjisë.

Megjithëse mund të duket disi ironike ky projektligj vjen në një moment turbullirash politike dhe njëkohësisht pazaresh të historive të shkuara dhe aktuale në fushën e energjisë mes qeverish dhe aktorësh privat. Ministra dhe ish ministra, drejtorë aktual dhe ish drejtorë si dhe ndërmjetës të lirë dhe pas hekurave të qelisë, kjo është historia në të cilën sektori energjik po kalon. Miliona Euro të zhdukura në xhepat e kush e di se kujt (megjithëse populli e di gjithnjë ku shkojnë paratë e vjedhura), afera të vërteta dhe konspirative të shoqëruara me artikuj investigative dhe trumbetuar politikisht nga opozita e përgënjeshtruar me të gjitha mënyrat e mundshme nga Qeveria këtë ofron sot energjia shqiptare.

Si në fillim ashtu edhe në përfundim të kësaj çështjeje gjithçka mbyllet tek replikat politike tek kush mori më shumë e kush më pak, kush e solli CEZ në Shqipëri e kush e ndërmjetësoi. Por asnjëra nga këto nuk do t’i sjellë milionat e Eurove ryshfet ose mbifaturime dhe vjedhje sërish tek populli duke e kthyer këtë në një lojë teatrale mes palësh në skenën politike me popullin si spektator që vazhdon dhe paguan një çmim gjithnjë e më të shtrenjtë për lojën e keqe të këtyre aktorëve.

2- Gazi natyror, burimi i ri i varfërisë dhe pasurisë

Mesi i Tetorit solli vëmendje plot vendosje për një nga pasuritë natyrore që po shfaqet në sektorin e energjisë si një nga aktorët më premtues, gazin natyror. Në Fletoren Zyrtare Ligji Nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” u shfaq vetëm në publikimin e datës 15 Tetor, megjithëse gjatë fundit të muajit Shtator ishte diskutuar dhe miratuar në Parlament me 73 vota pro.

Ky ligj i përberë nga 117 nene ngrihet mbi dy shtylla kryesore:

Organizimi dhe funksionimi i tregut të gazit si një treg i rregulluar, i cili në bazë të Paketës së Tretë të Energjisë të BE për sektorin e gazit natyror, do të jetë një treg “plotësisht i hapur/ i liberalizuar”.

Ndërtimi dhe funksionimi i infrastrukturës dhe impianteve të gazit (përfshirë aspektin teknik dhe teknologjik), për furnizimin, transportimin, depozitimin dhe shpërndarjen e gazit natyror, ku në esencë rolin kryesor në aspektin organizativ dhe ekzekutiv por edhe të mbikëqyrjes e ka Ministria dhe strukturat e institucionet në përbërje dhe vartësi të saj.

Ky ligj i paraprin fillimit të funksionimit të Projektit TAP i cili vlerësohet si një kontribues i qëndrueshëm në të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Por duke patur parasysh skenaret dhe vështirësitë në implementimin transparent dhe jo favorizues të qeverive shqiptare në të kaluarën si dhe në kohën kur po flasim, ky sektor shumë shpejt do të tregojë ose pas disa vitesh si në rastin me CEZ, se si dhe sa do të përfitojnë palët e tjera së pari dhe më pas populli shqiptar. APPA do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të hapave që do të ndërmerren në lidhje me këtë sektor të ri dhe njëkohësisht në monitorimin e efektit real të këtij burimi të ri në ekonominë e shqiptarëve pasi sërish rolin kryesor Qeveria ja ka atribuuar vetes.

Referenca:

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/lajme/zv-ministri-bejtja-prezanton-ne-komisionin-e-integrimit-projektligjin-per-eficencen-e-energjise

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/deklarata-per-shtyp/raporti-i-klsh-se-fleterrufe-politike-e-verteta-do-te-fitoje

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/fjalime/ministri-gjiknuri-pd-rihapi-ceshtjen-cez-per-qellime-diversioni-dhe-spekulimi-politik

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/deklarata-per-shtyp/prezantohet-ne-kuvend-projektligji-i-ri-per-eficencen-e-energjise

http://www.monitor.al/miratohet-pr-ligji-per-sektorin-e-gazit-natyror-qe-i-hap-rruge-tap/

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/deklarata-per-shtyp/parlamenti-miraton-projektligjin-e-ri-per-sektorin-e-gazit-natyror

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/178-2015.pdf



  • Comments(0)//updates.albaniaenergy.org/#post365