EU & WBs / Albania Energy Market Updates

EU & WBs / Albania Energy Market Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus in Albania energy market and its integration on 8th Regional Area & EU IEM. The ACERC mission aim to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and the effective integration as well as the efficient use of energy resources.

ACERC main activities profiles briefly consists in the release reports, articles and periodicals. In cooperation also with collaborates the offering of the activities that support capacity building of market actors, such as national and regional seminars, trainings and conferences. Initiatives completed by advocating in the energy sector promoting a forum called in Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

CEZ Distribution announces problems due to defects during the 30 August

AEM Bulletin August 30, 2013Posted by Administrator Fri, August 30, 2013 22:16:38

30/08 - CEZ Distribution announces problems due to defects during the 30 August (source in Alb.: Cez Shpërndarje njofton probleme per shkak te difekteve gjate 30 gushtit ne keto zona) by Cez Shpërndarje, 30 August 2013

E Premte, 30 Gusht 2013

Per shkak te nje defekti ne fiderin C14, momentalisht jane pa energji keto zona ne Tirane: Bajram Curri, Kongresi i Manastirit, Ali Baushi, Qazim Vathi, Gogo Nushi dhe rruga Bardhyl. Grupet e punes po punojne per riparimin e defektit!



  • Comments(0)//updates.albaniaenergy.org/#post121

The "last" dilemma of the reformation of Albanian energy sector

AEM Bulletin August 30, 2013Posted by Administrator Fri, August 30, 2013 17:25:50

30/08 - The "last" dilemma of the reformation of Albanian energy sector (source in Alb.: Dilema e “fundit” e reformimit të sektorit energjetik Shqiptarë) by Lorenc Gordani / Gazeta Mapo, 30 August 2013

Në forumet e ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë gjithnjë e më shpesh artikulohet, data 1 janari 2015, si afati i fundit për transpozimin e Paketës së Tretë të Energjisë. Paketë e ndërmarrë në vazhdën e integrimit evropiane dhe posaçërisht të tregut energjetike me ndërhyrjen e parë më 1996-98. E gjitha si rrjedhim i logjikës se vetëm materializimi i një kornizë efektive në prodhim dhe tregtim në përputhje me rregullat e tregut, bënë të mundur pritshmëritë e kërkuara ekonomike, dhe jo më pak ato të ndërlidhura me mirëqenien sociale dhe efikasitetin në përdorimin finalë.

Një reforme që në mënyre koncize përmblidhet në synimin e heqjes së plotë të pengesave të zhvillimit të brendshëm konkurrente dhe integrimin e njëkohshëm ndërrajonalë. Hapje efektive e të cilit – me shfuqizimin e plotë të një morri pengesash ligjorë – më qartësisht efektet e saj do t’i shfaqë, për konsumatorin e gjerë, në lidhje më mundësinë e furnizimit nga një shumëllojshmëri ofertuesish dhe opsionesh. Një “uragane” pra që siç kuptohet fillesat e veta i ka tek heqja e pozitave monopolistë (dhe me pas dominuese) në prodhimin e energjisë elektrike dhe tregtimin me shumicë.

Për këtë së pari e nevojshme bëhet inkuadrimi i zhvillimeve të tregut më shumicë i cili do të jetë dhe objekti kryesore i trajtimit këtu në vazhdim. Treg që më hyrjen në fuqi të Paketës së Tretë Rregullatore, në perputhje me objektivin për të përfunduar tregun e brendshëm të energjisë deri në 2014, po avancon në mënyrë shumëpalëshe drejt integrimit të plotë në një zonë të vetme evropiane të energjisë elektrike. Pra siç kuptohet e gjitha avancon nëpërmjet iniciativave rajonale, në kuadër të së cilave edhe Komuniteti i Energjisë të tregut ku bënë pjesë Shqipëria, në tetor 2011 ka vendosur të inkuadrohet më afat të fundit të transpozimit deri më 1 janar 2015.

Në këtë kuadër, Rajoni i 8-të në qendër të veprimtarisë koordinuese ka vënë Planin Rajonal të Veprimit për hapjen e tregut me shumicë në EJL (SEE RAP), i cili përcakton hapat për integrimin në tregun rajonal. Me specifikisht, piketat e veprimit në harmoni dhe më modelin e synuar evropian të energjisë elektrike, mbështet në katër targetet ndër-rajonalë, që janë: llogaritja e plotë e kapaciteteve, alokimet në periudha afatgjata, ankandi i përbashkët (për ditën pas), dhe ankandi i vazhdueshëm ndërkufitar ditor.

Më shumë se sa trajtimi teorike i secilës kategori më vete, për lexuesin e thjeshte, me rëndësi gjykohet të jetë njohja e situatës faktike që ka rrjedhur në vijim. Të gjitha vendet e rajonit, kanë implementuar mekanizmat e tregut për ankandet ndër-kufitarë. Kështu, janë futur tashmë në logjikat e tregut të gjitha alokimet vjetore dhe mujorë, dhe vetëm në disa vende alokimet javore dhe ditore. Alokimet ndër-ditorë janë gjithashtu prezentë në disa raste, por gjithsesi mbeten jashtë zgjidhje të bazuar në treg (d.m.th. sipas parimit i pari shërbehet).

Për më tepër, disa shtete anëtarë të BE-së në rajonin e 8 kanë filluar të adoptojnë ankandet e përbashkëta si p.sh. midis Serbisë dhe Kroacisë. Që nga janari 2013, Serbia dhe Rumania bashkërisht organizojnë ankande të koordinuara afatgjatë dhe afatshkurtër të kapaciteteve të tyre ndërkufitarë. Gjatë këtij viti gjithashtu Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria kanë ndërmarrë krijimin e një zyrë të përbashkët të koordinimit të ankandeve (ankandet vjetore, mujorë dhe ditorë). Rumania ka shpallur interes për t'u bashkuar me mekanizmin e përbashkët të tregut në mes Republikës Çeke, Sllovake dhe Hungareze.

Drejtime pra në të cilin janë bërë hapa të rëndësishëm, jo vetëm me shpalljen e vullnetit të përbashkët për bashkëpunim, por me ndjekjen edhe të veprimeve konkrete nga të gjitha palët e involvuara. Në këtë kuadër, sa dinamikë dhe sfidues, ajo që bie në sy është se Shqipëria kufizohet vetëm me transpozimet “minimale” të kapaciteteve të saj ndërkufitarë dhjetore dhe mujore. Natyrisht, dhe për këto të fundit, pikëpyetje të shumta ngrihen nga ekspertet e sektorit mbi kriteret e përgjithshme të organizmit dhe vecanërisht të transparencës.

Në mbyllje, pra siç edhe shikohet, të gjitha elementet e SEE RAP mund të zbatohen brenda kuadrit ligjor të Paketës së Dytë Rregullatore. Ndërhyrjet e nevojshme në legjislacionin kombëtar të secilit shtet bëhen në mënyrë graduale duke përgatitur terrenin për zbatimin rajonal në tërësi të Paketës së Tretë. Kuadër që mungesën e progresit konkret në rastin e Shqipërisë e bene edhe më zhgënjyese në kontekstin e trumbetuar për aspirata lidershipi në rajone dhe më gjerë. Sigurisht, për këtë duhet vetëdija që një sërë aspektesh janë të qenësishme, ku ndër të tjera përveç vullnet politik, nxitja dhe angazhimi në nismat cilësore që bëjnë të mundur përkthimin e ideve në realitet.



  • Comments(0)//updates.albaniaenergy.org/#post120

WB consider the Albanian energy sector as key for the avoid the cyclic crises

AEM Bulletin August 30, 2013Posted by Administrator Fri, August 30, 2013 16:36:58

30/08 - Where endanger Albania (source in Alb.: Ku rrezikohet Shqipëria) by Top Channel, 230 August 2013

Drejtoresha e Bankes Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein, e ka konsideruar konferencën e organizuar nga Partia Socialiste, "Shqipëria e Gjeneratës tjetër", si një pikënisje të mirë për t'u perballur me sfidat e ekonomisë.



  • Comments(0)//updates.albaniaenergy.org/#post119

Albania: Upcoming project for a National Science Fund

AEM Bulletin August 30, 2013Posted by Administrator Fri, August 30, 2013 14:23:49

30/08 - Albania: No planed fund even for basic studies (source in Alb.: Shqipëria nuk ka fonde as për studime të thjeshta) by Gazeta Shqip, 30 August 2013



  • Comments(0)//updates.albaniaenergy.org/#post118