EU & WBs / Albania Energy Market Updates

EU & WBs / Albania Energy Market Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus in Albania energy market and its integration on 8th Regional Area & EU IEM. The ACERC mission aim to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and the effective integration as well as the efficient use of energy resources.

ACERC main activities profiles briefly consists in the release reports, articles and periodicals. In cooperation also with collaborates the offering of the activities that support capacity building of market actors, such as national and regional seminars, trainings and conferences. Initiatives completed by advocating in the energy sector promoting a forum called in Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

“Alerts" for the initiation of Albanian wholesale energy market

AEM Bulletin August 21, 2013Posted by Administrator Wed, August 21, 2013 21:58:01

21/08 - "Alerts" of the initiation of wholesale energy market (source in Alb.: "Këmbanat" e tregut të energjisë me shumicë) by Av. Dr. Lorenc Gordani / AEM, 21 August 2013

Në forumet e ndryshëm brenda dhe jashtë shqiperisë gjithnjë e më shpesh artikulohet, data 1 janari 2015, si afati i fundit për transpozimin e Paketës së Trete të Energjisë. Paketë e ndërmarrë në vazhdën e integrimit evropiane dhe posaçërisht të tregut energjetike me ndërhyrjen e parë më 1996-98. E gjitha si rrjedhim i logjikës se vetëm materializimi i një kornizë efektive në prodhim dhe tregtim në përputhje me rregullat e tregut, bënë të mundur pritshmëritë e kërkuara ekonomike, dhe jo më pak ato të ndërlidhura më mirëqenien socialë dhe efikasitetin në përdorim.

Reforme që në thelb imponon heqjen e pengesave për zhvillimin e tregjeve konkurruese. Hapja efektive e tregu – me shfuqizimin e një numëri dispozitash ligjorë – më qartësisht efektet e saj do t’i shfaqë, për konsumatorin e gjerë, në lidhje më mundësinë e furnizimit nga një shumëllojshmëri ofertuesish dhe opsionesh. Një “uragane” pra që siç kuptohet fillesat e veta i ka tek heqja e pozitave monopolistë në prodhimin e energjisë elektrike dhe tregtimit me shumicë.

Për këtë së pari e nevojshme bëhet inkuadrimi i zhvillimeve të tregut më shumicë i cili do të jetë dhe objekti kryesore i trajtimit këtu në vazhdim. Treg që më hyrjen në fuqi të Paketës së Trete të Energjisë, së bashku më objektivin për të përfunduar tregun e brendshëm të energjisë deri në vitin 2014, po avancon në mënyrë shumëpalëshe drejte integrimit të plotë në një zonë të vetme evropiane të energjisë elektrike. Pra siç kuptohet e gjitha avancon nëpërmjet iniciativave rajonalë, në kuadër të së cilave edhe Komuniteti i Energjisë të tregut ku bënë pjesë Shqipëria, në tetor 2011 ka vendosur të inkuadrohet më afat të fundit të transpozimit deri në 1 janar 2015.

Në këtë kuadër, Rajoni i 8-të në qendër të veprimtarisë koordinuese ka vënë Planin Rajonal të Veprimit për hapjen e tregut me shumicë në EJL (SEE RAP), i cili përcakton hapat për integrimin në tregun rajonal. Me specifikisht, piketat e veprimit në harmoni dhe më modelin e synuar evropian të energjisë elektrike mbështet në katër targetet ndër-rajonalë, që janë: llogaritja e plotë e kapaciteteve, alokimet në periudha afatgjata, operimi në tregun e përbashkët (për ditën pas), dhe ankandi i vazhdueshëm ndërkufitar ditor.

Më shumë së sa trajtimi teorike i secilës kategori më vete, për lexuesin e thjeshte, me rendësi gjykohet të jetë njohja e situatës faktikë që ka rrjedhur në vijim. Të gjitha vendet e rajonit, kanë implementuar mekanizmat e tregut për ankandet ndër-kufitarë. Kështu, të gjitha kanë futur tashmë në logjikat e tregut alokimet vjetore dhe mujorë, dhe vetëm disa nga ato edhe alokimet javorë dhe ditore. Alokimet ndër-ditorë janë gjithashtu në disa raste një opsione, por jashtë zgjidhje të bazuar në treg (d.m.th. sipas parimit i pari shërbehet).

Gjithashtu disa shtete anëtarë të BE-së në rajonin e 8 kanë filluar të adoptojnë ankandet e përbashkëta si p.sh. midis Serbisë dhe Kroacisë. Që nga janari 2013, Serbia dhe Rumania bashkërisht organizojnë ankande të koordinuara afatgjatë dhe afatshkurtër të kapaciteteve të tyre ndërkufitarë. Gjatë këtij viti gjithashtu Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria janë përfshirë në zyrën ë përbashkët të ankandit të koordinuara (ankandet vjetore, mujorë dhe ditorë).

Rumania ka shpallur interes për t'u bashkuar me mekanizmin e përbashkët të tregut në mes Republikës Çeke, Sllovake dhe Hungarezë. Drejtim në të cilin janë bërë hapa të rëndësishëm më shpalljen e vullnetin të përbashkët për bashkëpunim nga të gjitha palët e involvuara. Në këtë kuadër, sa dinamikë dhe sfidues, ajo që bie në sy është se Shqipëria është kufizuar vetëm me transpozimet “minimale” të kapaciteteve të saj ndërkufitarë dhjetore dhe mujorë. Natyrisht, dhe për këto të fundit, pikëpyetje të shumta ngrihen nga specialistet mbi kriteret e përgjithshme të transparencës.

Në mbyllje, pra siç edhe shikohet, të gjitha elementet e SEE RAP mund të zbatohen brenda kuadrit ligjor të Paketës së dytë rregullatore. Ndërhyrjet e nevojshme në legjislacionin kombëtar të secilit shtet bëhen në mënyrë graduale duke përgatitur terrenin për zbatimin rajonal në tërësi të Paketës së Tretë. Në këtë kuadër mungesa e progresit konkret në rastin e Shqipërisë bëhet edhe më zhgënjyese në kontekstin e trumbetuar gjerësisht për aspirata lidershipi në rajone dhe me gjerë. Sigurisht, për këtë duhet vetëdija që një sërë aspektesh janë të rëndësishme, ku ndër të tjera përveç mbështetjes së sinqerte politikë, nxitja dhe angazhimi më nisma cilësorë për të bërë të mundur përkthimin e ideve në realitet.









  • Comments(1)//updates.albaniaenergy.org/#post97