EU & WBs / Albania Energy Market Updates

EU & WBs / Albania Energy Market Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus in Albania energy market and its integration on 8th Regional Area & EU IEM. The ACERC mission aim to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and the effective integration as well as the efficient use of energy resources.

ACERC main activities profiles briefly consists in the release reports, articles and periodicals. In cooperation also with collaborates the offering of the activities that support capacity building of market actors, such as national and regional seminars, trainings and conferences. Initiatives completed by advocating in the energy sector promoting a forum called in Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

The "last" dilemma of the reformation of Albanian energy sector Author Adv. Dr. Lorenc Gordani

AEM Bulletin August 16, 2013Posted by Administrator Fri, August 16, 2013 13:38:49

Dilema e “fundit” e reformimit të sektorit energjetik Shqiptarë

Shkruar nga Av. Dr. Lorenc Gordani

Javët e fundi opinioni publik është njohur gjerësisht me rezultate e bilanc raportit të 6-mujor të fundit të Bankës Botërorë ku për sektorin energjetik vlerësohet së fokusi duhet të jete ai reformimit. Njëkohësisht edhe dukë ju referuar të njëjtit raport rikujtohet që të paktën vet procesi i ndarjes së kompanisë shtetërore u plotësua që më 2008. Prandaj del e nevojshme të kuptohet cili është thelbi i reformës së tregut energjetike e cila kërkohet të arrihet. Drejtim që në këtë shkrim do të mundohemi ta vëmë në dritë – edhe së ndoshta shkurtazi për kompleksitetin që ajo mbartë – duke u mbështetur në piketat më kryesore por mbi të gjitha në logjikën e përgjithshme që ajo përçon.

Për këtë kuadër, thelbësore behët arritja e dy trageteve, që nga një anë shikojnë hapjen e plotë të tregut dhe nga ana tjetër formimin e çmimeve sipas logjikeve ekonomike. I pari nënkupton që prodhuesi publikë të mund të shesë në platforma tëlematike të tregut të brendshëm dhe atij rajonal në kohë reale (së pari për ditën e nesërme ose Day Ahead Market). Gjithashtu duhet të hiqet çdo kufizim ligjor për furnizuesin publik për të blerë ekskluzivisht nga një gjeneratorë i përcaktuar dhe nga ana tjetër të kufizohet roli i tij lidhur më konsumatorët e vegjël. Kërkesa që do të duhet të përmbushën më transpozimin e plotë të Paketës së Trete të Energjisë më afat të fundit 1 Janarin 2015.

Aspekte këto të cilat siç kuptohet do të kenë implikime të rëndësishme për të gjithë konsumatorët finalë. Në fakt për sa i përket konsumatorëve jo familjarë që më reformën e dytë rregullatore të BË-së e më saktësisht më artikullin 21 të direktivës 2003/54/EC është caktuar njohja e plotë e së drejtës për të zgjedhur furnizuesin. Një proces pra që duhet të përmbyllët tashmë më përfshirjen edhe të konsumatorëve familjarë brenda 1 janarit 2015. Më specifikisht për kategorinë e parë tashmë afati është përmbyllur dhe masa të shpjeta duhet të ndërmerren për kategorinë e dytë nisur dhe nga vete shtrirja e gjere e saj.

Në lidhje më këtë aspekt më 22 qershor 2013 u plotësua më rregullat e funksionimit Komitetiti Këshillues (Advisory Committee - AC) për Procedurat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve. Më këtë hap, Komiteti u bë plotësisht funksionalë dhe është i gatshëm për të nxjerre një opinion ligjor në rast mos përmbushje të acquis communautaire që do ti referohet nga Këshillit Ministror (MC). Më konkretisht në Maj 2013, u regjistrua edhe rasti i parë ku nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (SKE) u paraqit një kërkesë e arsyetuar Këshillit Ministror (rasti ECS-8/11) në lidhje më legjislacionin e gazit të Bosnjë-Hercegovinës i cili do të vendoset për t’ju kaluar apo jo AC-së nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij më 24 tetor të këtij viti.

Pra e arsyeshme është pikëpyetja për motivet që bëjnë që shtet pjesëmarrëse të kenë vështirësi për tu raportuar më përmbushjen e objektivave nga ata të vet të ndërmarra. Shkaqet të cilat janë të shumta dhe jo pak objektive dhe mund të përmblidhen në aftësinë e kufizuar në governance politike dhe financiare sidomos në vendet e EJL për ndërmarrjen e reformave jo pak të vështira edhe për ato me më traditë në tregun e liberalizuar. Thelbi i së cilit përkon me rregullimin e çmimeve të energjisë sipas logjikeve ekonomike ose e thëne më qartë rregullimi i tij t’i kthehet tregu (art. 3 i direktivës së elektriciteti dhe gazit). Por edhe nga sa është vërejtur deri më tani jo në pak raste edhe konsumatorët e mëdhenj kanë vështirësi t’i përmbahen kësaj paradigme dhe ngulmojnë të mbeten në kategorinë e rregulluar/mbrojtur. Madje për të evituar këtë SKE kërkoi që brenda 31 korrikut t’u dërgohet nga shtete anëtare lista ë plotë dhe e azhurnuar në vazhdimësi e kompanive të “emancipuara”.

Për sa i përket grupit të dytë të konsumatorëve familjarë dhe atyre të vegjël çmimet e rregulluara të energjisë elektrike duhet t’i përmbahen kuadrit të përcaktuar për qëllime të sigurimit të shërbimit universal (art. 3 (3) i direktivës së energjisë elektrike) dhe gjithmonë të sigurojnë mbulimin e kostove. Aspekte që nënkupton mbulimin e të gjithë shpenzimeve reale të furnizimit më energji elektrike, duke përfshirë: kostot e prodhimit, koston për prokurimin nga prodhimi i brendshëm ose importi, investimet e nevojshme/një normë të përshtatshme fitimprurëse, kostot e shërbimeve të furnizimit dhe madje borxhet e këqija.

Njëkohësisht edhe në filozofinë e tyre të gjitha çmimet e rregulluara duhet të jene të kufizuar në kohëzgjatje për atë që është e domosdoshme për arritjen e objektivave të shërbimit publik të ndjekura dukë ju përmbajtur frymës së nenit 3 (2) të Direktivës së Energjisë Elektrike (pra të definuar në mënyrë të qartë, transparente, jo-diskriminuese, të verifikueshme dhe dukë garantuar barazinë e eksesit për komunitetin e kompanive të energjisë elektrike për konsumatorët kombëtarë). Njëkohësisht Autoriteti Kombëtar Rregullator (në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës) duhet të ngarkohet me kryerjen e raportimeve vjetore të metodologjive dhe nivelin e çmimeve miratuar për klientët finalë.

Në mbyllje, edhe për sa këtu shkurtazi sjellë, e gjitha përbënë një operacion i cili shpëton sektorin siç thotë edhe Banka Botërorë sepse synon ta ktheje më së fundmi në logjikën ekonomike. Logjikë që detyron sigurimin e mbrojtjes së kategorive të cilësuar të dobëta nëpërmjet përcaktimeve të qarta legjislative dhe adresimin reale të nevojave të tyre ekonomike. Madje forcon në përputhje më parashikimet e acquis deri në qëndrueshmërinë e sistemit me anë të “Furnizuesit të instancës së fundit”. Pra në konkluzion, siç ka treguar dhe eksperienca e deritanishme, përqasja më logjika e tregut të këtyre nevoja plotëson më së mirë ato, por cila do të jene kostot më të cilën do të jemi në gjendje ta arrijë këtë ndoshta është dilema së cilës do të duhet t’i përgjigjemi tashmë edhe brenda kornizës së afateve të mirë përcaktuara kohorë.



  • Comments(0)//updates.albaniaenergy.org/#post88