EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus on the Albania energy market and its integration in the regional IEM. The Acerc mission base on the in-depth knowledge of EU and regional energy law and policy and strives to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and effective integration as well as efficient use of energy resources.

Acerc
main activities briefly consists in build-up collaborations and supports to market players in study researches such as the certificate reports, articles and periodicals. The transfer of high expertise through building-up institutional capacities by national and regional training courses, seminars and conferences. The institutional representation and integration within framework of the forum of Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

MEI announce the competitive procedure for the construction of HPP "Poçem", Dr. Lorenc Gordani, 21 Maj 2016 (in Albanian)

AEI Updates 2016Posted by Adv. Lorenc Gordani, PhD Sat, May 21, 2016 18:04:35

Shpallja e rezultatit të procedurës konkuruese për ndërtimin e HEC-it “Poçem”

Komisioni i dhënies me koncesion për ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin tek Autoriteti Kontraktor të hidrocentralit “Poçem” ka përmbyllur procedurën e garës duke shpallur fitues bashkimin e dy shoqërive turke “Ayen Enerji Anonim Şirketi” dhe “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti”.

Në zbatim të Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, i ndryshuar; VKM nr. 575, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve/partneritetit publik-privat”; VKM nr.576, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve për hidrocentralet” dhe të Dokumentave Standarte të koncesionit, Komisioni ka administruar ofertën e vetme të paraqitur nga bashkimi i dy shoqërive duke verifikuar dokumentacionin ligjor dhe atë ekonomiko-financiar, proces i asistuar nga “Mercados”, konsulenti i përzgjedhur nga BERZH.

Gara u zhvillua përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar dhe të njoftuar në një gazetë ndërkombëtare për një periudhë 7 ditësh. Në përfundim të vlerësimit, Komisioni klasifikoi Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti” dhe “Ayen Enerji Anonim Şirketi”, si ofertë të vetme dhe e shpalli atë fituese të procedurës konkuruese.

Hidrocentrali ka një vlerë investimi të parashikuar mbi 100 milion euro, prodhimin e energjisë parashikohet të arrijë në 305,393,504 kWh; fuqia e instalizuar 99,500 kW ndërsa koha e zbatimit të punimeve 36 muaj pas marrjes së lejes së ndërtimit.

Karakteristikat e hidrocentralit:

- Prodhimi i energjisë elektrike 305,393,504 kWh

- Fuqia e vendosur 99,500 kW

- Koha e zbatimit të punimeve 36 muaj

- Vlera e investimit (pa TVSH) 14,134,724,113 Lekë / 100,962,315 €



  • Comments(0)

Fill in only if you are not real





The following XHTML tags are allowed: <b>, <br/>, <em>, <i>, <strong>, <u>. CSS styles and Javascript are not permitted.