EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus on the Albania energy market and its integration in the regional IEM. The Acerc mission base on the in-depth knowledge of EU and regional energy law and policy and strives to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and effective integration as well as efficient use of energy resources.

Acerc
main activities briefly consists in build-up collaborations and supports to market players in study researches such as the certificate reports, articles and periodicals. The transfer of high expertise through building-up institutional capacities by national and regional training courses, seminars and conferences. The institutional representation and integration within framework of the forum of Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Projects of the electricity system operators, Acerc 02 01 2016 (text in Albanian)

AEI Updates 2015Posted by Adv. Lorenc Gordani, PhD Sat, January 02, 2016 19:01:46

Projektet e operatoreve te sistemit elektroenergjetik, Acerc 02 01 2016

Projektet e OST Sh.a

Plani i plotë i investimeve të OST për vitin 2015

Projekti “Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqiperi – Kosove”

Projekti për ndërtimin e “Linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë) është financuar prej KFW Frankfurt Am Main në formën e huasë. Qëllimi i projektit të kësaj linje interkonjeksioni është të përmirësojë sigurinë në kosto më efikase dhe me humbje sa më të vogla në transmetim dhe furnizim me energji elektrike në Shqipëri, të përmbushë kushtet për një treg të integruar të energjisë elektrike në Evropën Juglindore dhe të krijojë kapaciteteve importuese dhe eksportuese me tregun e Kosovës dhe atë rajonal.
Duke konsideruar që prodhimi i energjisë elektrike në Shqiperi predominohet nga hidroenergjia dhe në Kosovë nga termoenergjia, kjo linjë interkonjeksioni do të ndihmojë në balancimin e tregut të energjisë të dy vendeve dhe do të reduktojë riskun hidrologjik në Shqipëri. Tregu i energjisë elektrike midis dy vendeve dhe me rajonin do të mund të zhvillohet pa kufizime nga rrjeti transmetues.
Projekti, përveç rritjes së kapacitetit të shkëmbimit të energjisë dhe besueshmërisë së rrjetit në rajon, do të mundësojë shfrytëzim optimal të burimeve të përbashkëta të prodhimit të energjisë elektrike të Kosovës dhe të Shqipërisë duke patur parasysh natyrën komplementare të tyre. Gjithashtu zbatimi i këtij projekti do të sigurojë furnizimin me energji dhe do të rrisë qëndrueshmërinë e Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar.

Projekti “Linja Unazore 110 kV e Shqiperisë së Jugut”

Projekti për ndërtimin e linjës unazore 110 kV së Shqiperisë së Jugut është financuar prej KFW Frankfurt Am Main në formën e huasë. Qëllimi i projektit për ndërtimin e “Linjës Unazore 110 kV së Shqiperisë së Jugut” është mbyllja e unazës për furnizim te dyanshëm të zonës Ersekë - Përmet dhe zonës Vlorë e Sarandë duke përmirësuar dukshëm parametrat e energjisë elektrike në zonat me përparësi turizmi. Ky projekt është në përputhje të plotë me politikën zhvilluese të Qeverisë Shqiptare për sektorin energjetik, veçanërisht në drejtim të rritjes së kapaciteteve transmetuese të vendit duke rritur edhe sigurinë e furnizimit me energji si dhe qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar.

Projektet e OSHEE Sh.a

Plani i plotë i investimeve të OSHEE për vitin 2015

Projekti i Bankës Botërore “Rimëkëmbja e Sektorit Elektroenergjetik”

Nëpërmjet mbështetjes financiare (kredisë së butë) prej 150 Milion $ të akorduar prej Bankës Botërore për të tre shoqëritë me kapital shtetëror të këtij sektori është mundësuar zbatimi i projektit “Rimëkëmbja e Sektorit Elektroenergjetik“, i cili synon uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve të OSHEE-së nëpërmjet investimeve në sistemin e matjes se energjisë elektrike ne nënstacione dhe garanci për financimin e blerjes se energjisë elektrike, realizimin e investimeve në sektorët publik të energjisë elektrike në rritjen e sigurisë se furnizimit me energji elektrike, si dhe rritjen e likuiditetit financiar midis operatoreve të sistemit elektroenergjetik.

Projektet e KESH Sh.a

Plani i plotë i investimeve të KESH për vitin 2015

Projekti “Rritja e Sigurisë së Digave”

Gjatë vitit 2014 kanë filluar punimet për rehabilitimin në pjesën e poshtme të digës së Komanit dhe në kanalin e daljes. Këto punime rrisin sigurinë e digës në anën e poshtme si dhe do të garantojnë godinën e centralit nga mosavancimi i gryerjeve në drejtim të saj. Këto punime parashikohet të përfundojnë në muajin Mars të vitit 2016.
Gjithashtu ky projekt parashikon ndërhyrjen në pjesën elektromekanike të HEC-it Koman dhe në veprat e shkarkimit të HEC-eve Vau i Dejës, Koman dhe Fierzë. Duhet thënë se nga ana e KESH ka një ngritje niveli në këto vitet e fundit, si në aparatura dhe në trajtimin e problemeve që lidhen me sigurinë e digave. Kjo falë bashkëpunimit dhe financimit të siguruar me Bankën Botërore dhe me Institucione të tjera ndërkombëtare.



  • Comments(0)

Fill in only if you are not real





The following XHTML tags are allowed: <b>, <br/>, <em>, <i>, <strong>, <u>. CSS styles and Javascript are not permitted.