EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus on the Albania energy market and its integration in the regional IEM. The Acerc mission base on the in-depth knowledge of EU and regional energy law and policy and strives to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and effective integration as well as efficient use of energy resources.

Acerc
main activities briefly consists in build-up collaborations and supports to market players in study researches such as the certificate reports, articles and periodicals. The transfer of high expertise through building-up institutional capacities by national and regional training courses, seminars and conferences. The institutional representation and integration within framework of the forum of Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Tirana Municipality Opens Call on Multimodal Terminal for 15. 5 mln euro in concession PPP, Dr Lorenc Gordani, 09/19/2016 (text in Albania)

AEI Updates 2016Posted by Adv. Lorenc Gordani, PhD Tue, September 20, 2016 10:37:53

Bashkia e Tiranës hap garën për ndërtimin e Terminalit të Transportit 15. 5 mln euro me koncesion PPP, 19/09/2016

Bashkia e Tiranës hapi garën për ndërtimin e një Terminali të ri të Transportit Publik, nëpërmjet koncesionit me Partneritet Publik Privat (PPP). Terminali do të jetë i vendosur në një sipërfaqe 85,000 metra katrorë përgjatë Autostradës Tiranë-Durrës dhe vlera e investimi parashikohet 15,5 milionë euro.

Bashkia e Tiranës i ka ftuar Operatorët Ekonomikë në një procedurë ndërkombëtare tenderimi për Partneritetin Publik Privat, për hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të Terminalit të Ri dhe mirëmbajtjen, si dhe menaxhimin e mëvonshëm. Bashkia e Tiranës sqaron se autoriteti kontraktor do të marrë parasysh vetëm ofertat e atyre tenderuesve apo konsorciumet e tenderuesve, të cilët kanë kaluar kufijtë minimalë, të përcaktuara në kriteret e kualifikimit.

Gjatë ndërtimit të terminalit, Bashkia e Tiranës bën me dije se ka si objektiv përmirësimin e lëvizshmërisë së përgjithshme, duke siguruar një terminal me kapacitet të plotë transporti, ku autobusët ndërqytetës do të shkarkojnë pasagjerë për në autobusë urbanë dhe taksi përgjatë korridorit kryesor të qytetit në pjesën veriore, perëndimore dhe jugore të vendit, duke zvogëluar kështu bllokimet e trafikut në qendër të qytetit, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe reduktimin e konsumit të karburantit për transport publik.

Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë, vendosur për gjatë korridorit kryesor që çon në veriperëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t’i kontraktohet në baza afatgjatë ofertuesit fitues për të ndërtuar, për të operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve. Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqëndrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga kompania që do të fitojë garën për ndërtimin e terminalit.

Bashkia e Tiranës përcakton se tenderimi për kontratën është i hapur për firmat dhe sipërmarrjet e përbashkëta të firmave të çdo vendi të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në Shtojcën 9, e cila nuk është bërë publike.



  • Comments(0)//investment.albaniaenergy.org/#post275