EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

EU & WBs / Albania Energy Investment Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus on the Albania energy market and its integration in the regional IEM. The Acerc mission base on the in-depth knowledge of EU and regional energy law and policy and strives to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and effective integration as well as efficient use of energy resources.

Acerc
main activities briefly consists in build-up collaborations and supports to market players in study researches such as the certificate reports, articles and periodicals. The transfer of high expertise through building-up institutional capacities by national and regional training courses, seminars and conferences. The institutional representation and integration within framework of the forum of Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Albanian Legal Framework on the Concession of HPPs by Dr Lorenc Gordani, 09th December 2015 (Article in Albania)

AEI Updates 2015Posted by Adv. Lorenc Gordani, PhD Wed, December 09, 2015 21:10:14

Dhënie me koncesion për ndërtimin ose rindërtimin e hidrocentralit/eve

Autoriteti Kontraktues

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 833 datë 18.9.2013 "Për Përcaktimin e Fushës së Përgjegjësisë Shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë", MEI është Autoriteti Kontraktues për dhënie me koncesion të hidrocentraleve.

Kuadri Normative

Ligji Nr.125/2013 i Ndryshuar me Ligjin Nr. 88/2014 "Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat", i ndryshuar; Vendimi i KM nr. 576, Datë 10.7.2013 "Për miratimin e Rregullave për Identifikimin, Vlerësimin dhe Dhënien e Koncesioneve për Hidrocentralet"; Vendimi i KM nr. 575, Datë 10.7.2013 "Për Miratimin e Rregullave për Vlerësimin dhe Dhënien me Koncesion/Partneritet Publik Privat"; Vendimi i KM nr. 130, datë 12.03.2014 "Për Kryerjen në Mënyrë Elektronike të Procedurave Konkurruese të Koncesionit/Partneritetit Publik Privat" përbëjnë bazën ligjore për dhënien me koncesion të hidrocentraleve.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentacioni i nevojshëm për identifikimin e koncesioneve për hidrocentralet është:

-Ekstrakt i Regjistrit Tregtar të shoqërisë (regjistrimi në QKR);

Projekti, i cili të përmbajë:

-Studim fizibiliteti mbi zgjidhjen teknike për një shfrytëzim optimal të potencialit ujor;

-Preventivin e detajuar dhe kostot;

-Grafikun e zbatimit te projektit;

-Përzgjedhjen e makinerive dhe pajisjeve qe do te përdoren;

-Studimi mbi mënyrën e lidhjes me sistemin;

-Materiali grafik.

-Studimi hidrologjik;

-Studimi gjeologjik;

-Plan biznesi;

-Raport mbi ndikimin në mjedis;

-Vendim nga Këshilli i Basenit Ujor, të zonës ku do të zbatohet koncesioni, për prioritetin, për kuotën e marrjes së ujit dhe për sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike për kuotat e propozuara.

-Licencat përkatëse të specialistëve që kanë kryer studimet (të motorizuara).

-Autorizimi që vërteton se personi, i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i autorizuar prej këtij subjekti për të ndjekur procedurat e koncesionit në emër të subjektit.

-Dokumentacioni i nevojshëm për vlerësimin e koncesioneve për hidrocentralet është i parashikuar në Dokumentet Standarde të Procedurës Konkurruese (DSPK), të cilat hartohen sipas legjislacionit nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP).

Hapat e procedurës

-Kërkesë pranë MEI për marrjen me koncesion të objektit të studiuar së bashku me dokumentacionin përkatës

-Vlerësimi teknik dhe mjedisor i projekt propozimit të pakërkuar nga ana e Oponencës Teknike Shtetërore (OTSH)

-Vlerësimi ekonomik dhe financiar nga ana e Grupit të Identifikimit të Projektpropozimeve të Pakërkuara (GIPP), pranë MEI, e cila në përfundim harton një raport dhe i propozon titullarit të Autoritetit Kontraktor dhënien e bonusit prej maksimumi 10% të pikëve për rezultatin tekniko-financiar të projektpropozimit;

-Përgatitja e Vendimit te KM për miratimin e pikëve që jepen si bonus për propozuesin;

-Krijimi i Komisionit për Dhënien e Koncesionit, i cili midis detyrave funksionale të përshkruara në ligj, harton DSPK;

-Hapja e tenderit dhe vlerësimi i ofertave;

-Shpallja e fituesit dhe negocimi i kontratës koncesionare.



  • Comments(0)//investment.albaniaenergy.org/#post257